Vijon screening-u i nxënësve në shkolla, ka shumë raste kur prindërit nuk japin pëlqim

Redaksia
By Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:36

Vijon screening-u i nxënësve në shkolla, ka shumë raste kur prindërit nuk japin pëlqim

Edhe pse skriningu i nxënësve zhvillohet pandërprerë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të vendit, të shumtë janë prindërit që nuk japin pëlqime që fëmijëve të tyre tu meret strishoja. TVM2 qëndroi në shkollën fillore Alija Avdoviç, ku u testuan vetëm shtatë nxënës sepse shumica e prindërve refuzuan testimin e fëmijëve të tyre.

Nxënësit e anketuar nga TVM2 thonë se arsyeja kryesore për të mos bërë testin për detektimin e kovidit është se nuk kanë simptome dhe nuk e shohin të arsyeshme të testohen.

“Prindërit e mi nuk e dhanë pëlqimin që të testohem, sepse nuk kam qenë e sëmurë dhe nuk kam pasur simptome të virusit.”, tha një nxënës.

“Prindërit e mi më thanë që të testohem, por unë nuk kam asnjë simptom për Kovid 19 dhe prandaj nuk dua të testohem.”, u shpreh një nxënës.

Nga drejtoria e shkollës thonë se interesimi i prindërve që fëmijët e tyre të testohen është tejet i ulët, andaj apelon për të reflektuar, sepse testimi ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit kolektiv.

“Janë paraqitur vetëm shtatë nxënës sepse interesimi i prindërve është tepër i vogël , kështu që nuk japin pëlqime për testimin e fëmijëve të tyre. Andaj i ftoj të gjithë prindërit që në ardhmen të japin pëlqim të testohen fëmijët e tyre, sepse testimi është në dobi të fëmijëve të tyre e të gjithë nxënësve dhe të punësuarve.”, u shpreh për TVM2 drejtori i sh. f Alija Avdoviç, Qenan Imeri.

Shkolla fillore Alija Avdoviç numron 1605 nxënës, ndërsa deri më tani të infektuar kanë qenë pesë mësimdhënës të cilët janë izoluar në pajtueshmëri me protokollet për mbrojtje nga Kovid 19. Ndërkohë nga të dhënat e përpunuara Ministria e Shëndetësisë informon se javën që lam pas nga 1317 nxënës të testuar, vetëm gjashtë nxënës ishin pozitiv me Kovid 19./ Tvm2

Redaksia
By Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:36