Vijon të bjerë numri i të infektuarve në Shqipëri e Kosovë

Desk
By Desk May 8, 2020 20:29

Vijon të bjerë numri i të infektuarve në Shqipëri e Kosovë

Shqipëria edhe sot ka vazhduar të shënojë numra të ulët të personave të infektuar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se janë konfirmuar vetëm 8 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë këtij muaji në Shqipëri është trefishuar numri i testimeve dhe indikator i pozitivitetit është nën 5 %, që tregon kontrollin e virusit. Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka shpërndarë hartën me qytetet të cilat do të jenë në regjim më të posaçëm. Në bashkitë e Shkodrës, Kurbinit, Krujës, Durrësit, Tiranës dhe Fierit do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara. E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër. Rama njoftoi edhe oraret e reja të qarkullimit për në fundjavë.

Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç- deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Ndërkohë Unioni Turistik Shqiptar i kërkon kërkon kryeministri Rama të ndërmerren disa masa lehtësuese për të shpëtuar sektorin e turizmit, në mesin e të cilave edhe hapja e kufijve më 18 maj.

“Ne nuk duam të krijojmë panik, por aktualisht të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike kane një rënie nga 90-100% të të ardhurave mujore dhe në qoftë se nuk do të merren masa të shpejta, pritet që së shpejti rreth 70% e të punësuarve në këtë sektor do të humbasin përfundimisht vendet e punës dhe pandemia shëndetësorë do të shndërrohet në pandemi ekonomike dhe sociale”

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në një deklaratë për Oranews tha ase masat janë parashikuar që çadrat të vendosen në një hapësirë prej 3.5 metra. Edhe distanca në det duhet të jetë 3 metra. Nëse do shkosh të marrësh diçka në bar apo restorant duhet të ruash distancën 2-metra për person. Në tavolinat e restoranteve duhet të ketë minimum 4 persona për 10 metra katrorë. Dhe 1 metër në distancë nga personi në person. Do të ketë ndryshim dhe shërbimet e bufesë të mëngjesit. Do të ofrohen kryesisht shërbimet në dhoma. Si dhe do të çdo hotel duhet të përcaktojë një koordinator anti COVID-19.

Desk
By Desk May 8, 2020 20:29