Viktimat nga Covid-19, akuza për Gjermaninë e Holandën se po fshehin shifra

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 19:47

Viktimat nga Covid-19, akuza për Gjermaninë e Holandën se po fshehin shifra

Të dhënat e raportuara nga shtete të ndryshme të botës lidhur me pandeminë koronavirus po vihen në dyshim. Individë të ndryshëm në rrjete sociale po akuzojnë Gjermaninë dhe Holanden se “po fshehin trupat e pajetë nën tapetin e statistikave”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, familjarët pyetën nëse i afërmi i tyre, që humb jetën nga Covid-19, mund të përfshihet në bilancin zyrtar. Shumë teori qarkullojnë për bilancin e ardhur nga Gjermania, ku niveli i ulët i fatalitetit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të qytetarëve por edhe të ekspertëve. Ata besojnë se kjo mund të ketë ardhur nga përhapja e Covid-19 kryesisht tek të rinjtë, ose nga përdorimi i një metode numërimi që nuk pasqyron realitetin, ku përjashtohen pacientët që kanë pasur dhe sëmundje të tjera të mëparshme.

Epidemiologët paralajmërojnë se viktimat nga koronavirusi i ri nuk po shënohen siç duhet. Megjithatë të gjitha shtetet kanë diçka të përbashkët: polemikat në Francë fokusohen tek rastet që nuk futen në statistika, që janë të gjitha vdekjet që ndodhin jashtë spitaleve.

Në Spanjë, zyrtarët e shëndetësisë nuk përfshijnë në bilanc, viktimat që nuk janë testuar apo ata që ndërrojnë jetë në shtëpi. Kjo lë të kuptohet se shifrat janë akoma më tragjike, të paktën në Europë.

Italia është shteti që pasqyron të dhënat më reale dhe për pasoja raporton numrin më të lartë të viktimave në të gjithë botën nga Covid-19. Autoritetet përfshijnë në bilancin zyrtarë të gjithë personat e konfirmuar me koronavirus, pavarësisht se nëse pacientët kanë pasur dhe sëmundje të tjera.

Holanda paraqitet shteti europian që ka një qasje tepër të gabuar për shifrat zyrtare, pasi teston për Covid-19 vetëm personat që kanë shfaqur simptoma të rënda dhe që janë shtruar në spital. Mënyra e duhur, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, është që të raportohet çdo i prekur dhe viktimë e infektuar nga koronavirusi. Kjo duhet të zbatohet pasi ndihmon në frenimin e përhapjes.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 19:47