Villma Ruskovska do të kërkojë dëmshpërblim në gjykatë prej 10,000 eurosh nga VMRO-DPMNE

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:33

Villma Ruskovska do të kërkojë dëmshpërblim në gjykatë prej 10,000 eurosh nga VMRO-DPMNE

Shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, do të përballet me udhëheqësinë e VMRO-DPMNE në gjykatë më 23 shtator, përcjell FLAKA.

Arsyeja e padisë së prokurores është për shkak të përmbajtjes së videos zgjedhore të koalicionit opozitar, të titulluar “Histori kriminale”. Është një video në të cilën një nënë i lexon një histori fëmijës së saj para se të shkojë në shtrat dhe në një pjesë përmend emrin e Villma Ruskovskës.

Ruskovska do të kërkojë kompensim prej 10,000 eurosh. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:33