VIP-at që vdiqën në rrethana të çuditshme

VIP-at që vdiqën në rrethana të çuditshme

Të pabesueshme, shokuese dhe të habitshme, kështu mund të përshkruhen vdekjet e disa prej VIP-ave përgjatë historisë.

Ishin vdekje natyrale apo komplote? Versionet zyrtare ekzistojnë, por teoritë surrealiste vazhdojnë të gjejnë vend edhe shumë vite pas vdekjes së tyre.

 
 
Marilyn Monroe – Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.
 
 
Amy Winehouse – Autopsia tregoi një mbidozë dhe një konsum të tepruar të alkoolit, por artistja e re po rehabilitohej, kështu që vdekja e saj është ende e mbështjellë me mister.
 
 
 
 
Bruce Lee – Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm (dobësim i mureve të enëve të gjakut), por teoritë flasin për një vrasje.
 
 
 
Elvis Presley – Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme, në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis-s.
 
 
 
 
Brandon Lee – Djali i Bruce Lee-s vdiq gjatë filmimit të “The Crown”, pasi Michael Masee e qëlloi atë. Arma u ngarkua me plumba të vërtetë, kur ata duhej të ishin bosh.
 
 
Michael Jackson – Ka shumë teori në lidhje me vdekjen e tij: nga neglizhenca mjekësore në vetëvrasjen e Mbretit të Popit.
 
 
 
 
Heather O’Rourke – Aktorja e re pësoi një arrest kardiak të paraprirë nga një ngatërrim zorrësh si pasojë e sëmundjes së Cronh-it, të cilën mjekët nuk mund ta identifikonin.
 
 
 
 
George Reeves – Shkaku zyrtar i vdekjes së tij është vetëvrasja, por shumë teori e konsiderojnë vdekjen aksidentale.
 
 
David Carradine – Ai u gjet në dhomën e tij të hotelit i varur. Versioni zyrtar flet për vetëvrasje, por flitet për një aksident erotik.
 
 
 
Jimi Hendrix – Ai vdiq i asfiksuar nga të vjellat e tij, por ish-asistenti i tij, James Tappy Wright, në vitin 2009 tha se ai u vra nga menaxheri i tij Michal Jeffery kur ndaloi së punuari me të.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Qershor, 2020 22:59

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.