Virusi korona, mbyll fabrikën e madhe në Veles!

Desk
By Desk May 9, 2020 22:38

Virusi korona, mbyll fabrikën e madhe në Veles!

Një i punësuar në firmë, i angazhuar si nënkontraktues në fabrikën Markart është një nga 6 personat e sotëm të prekur me Kovid 19 në Veles. Për këtë shkak fabrika Merkart përkohësisht mbyll dyert dhe pushon së punuari. Këtë lajm për portalin Batali.net e kanë konfirmuar udhëheqësia e kësaj fabrike më të madhe në Veles.

Nga kjo kompani bëjnë të ditur se i prekuri me virusin korona nuk ka qenë në kontakt direkt me të punësuarit tjerë të Markart Maqedoni dhe se nuk ka hapsirë për panikë, megjithatë kjo fabrikë ndërpret veprimtarinë e saj gjatë javës së ardhshme. I infektuari me Kovid 19 , i angazhuar në fabrikën Markart si nënkontraktues, virusin e ka marrë nga anëtarë i afërm i familjes, i infektuar përmes fabrikës së tekstilit të Velesit, prej dhe nga ku vijnë numri më i madh i të infektuarve.

Desk
By Desk May 9, 2020 22:38