Virusi Korona, presidenti Pendarovski vizitoi laboratorin e ISHP-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 19:11

Virusi Korona, presidenti Pendarovski vizitoi laboratorin e ISHP-së

Gjatë vizitës së realizuar në laboratorin e Virusologjisë dhe Dijagnostikës Molekulare pranë Instittutit të Shëndetit Publik, presidenti i shtetit Stevo Pendarovskika shprehur mirënjohje për punën e palodhshme tëmjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, në detektimin dhe parandalimin e virusit Covid 19.

Për shkak të rolit që ka në detektimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit pandemic, laboratorit, duhet ti mundësohen kushte për punë të pandërprerë, tha Pendarovski, andaj edhe një here u bëri thirje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e institucioneve, për zvoglimin e pasojave nga përhapja e virusit Covid-19.

“Na inkurajon profesionalizmi, përgjegjësia dhe përkushtimi juaj që po e bëni cdo ditë me qetësi gjatë kryerjessë obligimeve tuaja. Duhet të keni kujdes si individë, si ekip mjeksor por dhe si familje”, ka porositur Pendarovski stafin mjekësor.

Ekipet mjekësore në këtë laborator punojnë me një tempo të shtuar pavarësisht rrezikut të lartë për shëndetin e tyre.Të ndarë me nga 3 grupe, mjekët, me rrotacion çdo tre orë përpunojnë nga 50 deri në 70 monstra.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 19:11