Virusi korona, të mërkurën nis firnizimi i shkollave me sapunë

N.Z
By N.Z March 3, 2020 15:43

Virusi korona, të mërkurën nis firnizimi i shkollave me sapunë

Nuk ka raste të reja të dyshuara me virusin Korona. Gjendja e gruas së prekur mbetet e qëndrueshme, ndërsa dy mjekët që rezultuan negativ vazhdojnë të qëndrojnë në izolim. Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga e mërkura nis pajisja e shkollave me sapunë dhe mjete dezinfektuese. Shpërndarja sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe do të bëhet në bashkëpunim me komunat.

E reja është se  gjatë ditës së kaluar  mbërritën rezultatet e kontrolluara  nga laboratorët në Gjermani, të cilët verifikuan testet tona. Furnizimi për mjete shtesë është në proces e sipër. Një ditë më parë nënshkruam marrëveshjen për mjetet dezinfektuese. Të mërkurën të njëjtat do të shpërndahen, me ndihmë të vetëqeverisjeve lokale, nëpër shkollat fillore”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe së bashku me kryeministrin teknik Oliver Spasovski qëndruan në pikën kufitare Tabanoc ku ditëve të fundit është shënuar fluksi më i madh i udhëtarëve nga Italia, vendi më i prekur në Evropë me virusin Korona.  Spasovski tha se në një periudhë të shkurtër kohore pikën kufitare të Tabanocit e kanë kaluar rreth 300 persona, të cilët paraprakisht kanë qëndruar në Itali.

Kemi rreth 225 udhëtarë që kanë ardhur nga Italia, nga zonat e rrezikuara, më autobus dhe rreth 70 udhëtarë që kanë ardhur me veturat e tyre. Të gjithë u janë nënshtruar kontrolleve është realizuar bisedë edhe me epidemiologët. Nuk ka pasur rast që duhet të vendosej në izolim apo që duhet të testohej”-tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Udhëtarët e anketuar nga Alsat thanë se në hyrje të kufirit iu nënshtrohen disa pyetjeve nga zyrtarët kufitarë.

“Na pyetën a jemi të sëmurë, a kemi temperaturë dhe kështu.”

“Ajo është vetëm biznes farmaceutik.” 

“Nga Roma. Në zonën nga vij unë nuk ka virus, nuk ka asgjë. Është pastër momentalisht. Në zonat tjera po, në rajonet në Veri të Italisë. Nga ne jo, jemi mirë”

“Po, na pyetën, por ne vijmë nga Berlini dhe gjithçka është në rregull. Nuk kemi ndonjë problem.”

“Na pyetën diçka për virusin çfarë ndiejmë dhe si ndjehemi. Nuk ndiej asgjë, mirë ndjehem.

Ndërkohë në nivel botëror virusi Korona është duke e humbur fuqinë. Numri më i madh i viktimave vazhdon të jetë në Kinë, rreth 3 mijë, në Iran mbi 70 ndërsa në Itali 52 persona kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm.

Evi Shkopi – ALSAT

N.Z
By N.Z March 3, 2020 15:43