Virusi vazhdon të mbetet stabil në Itali, 2 339 të infektuar, 766 viktima në 24 orët e fundit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 20:12

Virusi vazhdon të mbetet stabil në Itali, 2 339 të infektuar, 766 viktima në 24 orët e fundit

Italia qëndron në pikun e saj. Të dhënat e sotme tregojnë se rritja e të infektuarve të rinj mbetet stabil. Kështu, sot ka pasur 2 339 raste të reja, në ditët e kaluar ka pasur 2 107, 2 937 dhe 2 477 dje.

Për fat të keq mbetet i lartë edhe numri i viktimave ku sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 766 persone, dje ishin 760, për një total prej 14 681.

Edhe të shëruari vazhdojnë me të njëjtin ritëm duke arritur kuotën e 19 758 të numrit të përgjithshëm, sot kanë qenë 1 480 pacientë që kanë lënë spitalet, ndërsa dje 1 431.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 20:12