Vitamina C e mposht koronavirusin? Mjekët kinezë, garë për testimin e efekteve

Desk
By Desk March 3, 2020 13:12

Vitamina C e mposht koronavirusin? Mjekët kinezë, garë për testimin e efekteve

Shumë prej nesh kur afron stina e ftohtë dhe virozat, nxitojnë të marrin një dozë shtesë të vitaminës C.

Mjekët në Kinë po përpiqen tani të testojnë efektin e saj edhe tek koronavirusi. Bota shpenzon në vit gati 1 miliardë dollarë për suplemente të vitaminës C. Popullariteti i saj kur vjen fjala tek lufta kundër rrufës e gripit buron nga një teori të cilën e pati hedhur fillimisht në vitet 1970 shkencëtari fitues i cmimit Nobel, Linus Pauling. Ai ishte i bindur tek përfitimet e vitamines C, dhe vetë personalisht merrte 3 g në ditë, edhe pse një pjesë e mirë e kërkimit të tij më vonë u hodh poshtë.

Sigurisht, kur bëhet fjalë për infeksione apo viruse si ai i gripit, pranohet që ajo është pjesë e rëndësishme e reagimit të imunitetit dhe tretet shpejt teksa ndihmon duke inkurajuar prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë sëmundjen.

Megjithatë studime të shumta nuk kanë arritur ta mbështesin teorinë e Pauling-it për vitaminën C si një supplement parandalues dhe sipas një raporti të vitit 2017 nga Cochrane Collaboration, më e shumta që mund të shpresojmë nga marrja e një doze më të lartë se mesatarja e përditshme e 1000 mg vitaminë C, e redukton jetëgjatësinë e një rrufe me 8 përqind ose 0.4 ditë.

Doza më të larta ndërkohë, mund ta shkurtojnë dhe më shumë sëmundjen; një hulumtim i Universitetit të Helsinki në vitin 2017 zbuloi se doza ditore nga 6g deri në 8g mund t`I tkurrë simptomat e ftohjes në masën 19%. Por ndonëse mund të ketë një ndikim në luftën ndaj semundjes, në verifikimet e përgjithshme vitamina C nuk u gjet të kishte efekt parandalues, pra nuk të ndihmon të mos sëmuresh.

Pavarësisht kësaj, shkencëtarët në Wuhan po kryejnë teste mbi 120 pacientë për të parë nëse dozat e larta të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në luftën kundër Covid 19.

Top Channel

Desk
By Desk March 3, 2020 13:12