Data 23 nëntor i vitit që po lejmë pas, do të mbahet mend si dita më tragjike për banorët e Maqedonisë së Veriut. Është kjo ngjarja që po karakterizon vitin 2022, shkruan Flaka
Atë ditë, një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, u rrokullis dhe ka marrë flakë në autostradën e Strumës në Bullgari, derisa ishte duke u kthyer nga Turqia në turnin e përbashkët të udhëtimit në natën e aksidentit.
Si pasojë e zjarrit pasagjerët nuk kanë pasur mundësi të largohen dhe 45 prej tyre kanë mbetur viktima. Nga aksidenti 7 kanë mbetur të lënduar. Të ndjerit ishin kryesisht shqiptarët të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mes tyre kishte edhe fëmijë.
Për rastin ka reaguar edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Bojko Rashkov. Ai para mediave tha se s’ka parë kurrë diçka të tillë dhe se pamja është e tmerrshme.
Shkak i aksidentit s’ ka qenë shpejtësia! Ende ‘mister’ djegia e autobusit brenda 10 minutave. Ekspertiza paraprake e aksidentit tragjik nga Institutit për Siguri Rrugore në Bullgari flet se në këtë zonë dyshohet se ka ndodhur edhe një aksident më parë, shkruan Flaka. Ndaj dhe për këtë arsye dyshohet se barrierat në autostradën “Struma” nuk ishin instaluar sipas standardeve të duhura, pasi mbajtësja e barrierës ishte montuar me dy vida nga katër vida që duheshin. Po ashtu rezulton se në këtë zonë mungon sinjalistika e duhur. Ekspertiza e parë për tragjedinë në Bullgari, konstatoi se rruga kishte mungesa, por shkaktar për vdekjen e 45 udhëtarëve ishte zjarri në autobus.
Më 3 dhjetor, me dy aeroplanë ushtarakë – transportues mbërrinë eshtrat e 45 qytetarëve të cilët humbën jetën në aksidentin e komunikacionit të autobusit “Besa Trans” – Shkup. Kjo ngjarje i la gjurmë të zezë vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut.
Në Ballkan, qindra persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore me autobus në 10 vitet e fundit, por më e tmerrshmja u vlerësua pikërsht aksidenti në autostradën e Strumës në Bullgari. Flaka