Viti i Ri shkollor: Përplasje LSDM – VMRO-DPMNE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Shtator, 2022 14:38

Viti i Ri shkollor: Përplasje LSDM – VMRO-DPMNE

1 Shtatori nisi pa libra, pa dëftesa për vitin e kaluar, pa libra amë dhe me shumë lëshime tjera. Sipas VMRO-DPMNE-së qeveria e papërgatitur e ka nis vitin e ri shkollor përcjell KlanM.

“Tashmë pesë vite nisim me probleme të mëdha dhe me sfida të pazgjidhura. S`ka libra, heqin lëndët mësimore, kemi furnizime të dyshimta dhe harrohen më të vegjëlit. Shkatërimi I arsimit sikur është qëllimi I kësaj qeveria. Shkatërimi I arsimit con drejt shkatërimit të vendit”, deklaroi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Por, ndryshe mendojnë socialdemokratët. LSDM-ja thotë se edhe në kohë krize ekonomike tregohet kujdes për arsimin, mësimdhënësit dhe nxënësit. Përmendet edhe rritja e pagave për punonjësit në arsim.

“Përvec pagave, investojmë edhe në infrastrukturë të arsimit. Për më pak se pesë vite janë rikonstruar dhe ndërtuar mbi 80 shkolla fillore dhe të mesme. Vazhdojmë investimet kapitale. Është rritur numri I asistentëve arsimor të financuar nga MASH-I – nga 500 sa ishin vjet në 720 këtë vit shkollor. Investojmë edhe në standardin e nxënësve dhe studentëve, deklaroi Zhaklina Llazarevska, deputete e LSDM-së.

Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se këtë vit shkollor është rritur numri I paraleleve duale për përparimin e arsimit të mesëm professional, kurse në këtë projekt vitin e kaluar ishin kycur 250 kompani kurse këtë vit numri shkon në 400. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Shtator, 2022 14:38

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare