Vitin e kaluar nëntë, këtë vit shtatë raste të vdekjes të emigrantëve dhe refugjatëve në territorin e vendit, tregojnë të dhënat e UNHCR-së

Vitin e kaluar nëntë, këtë vit shtatë raste të vdekjes të emigrantëve dhe refugjatëve në territorin e vendit, tregojnë të dhënat e UNHCR-së

Vitin kaluar në territorin e vendit janë dokumentuar nëntë raste të vdekjes të refugjatëve dhe emigrantëve, ndërsa këtë vit edhe shtatë, tregojnë të dhënat e Agjencisë së KB-së për refugjatë UNHCR.

Sipas raportit të tyre i cili doli dje në bashkëpunim mes UNHCR-së dhe Qendrës për emigracione të përziera (MMC) pranë Këshillit danez për refugjatë, mijëra refugjatë dhe emigrantë vdesin, përderisa shumica përballen me shkelje dhe keqpërdorime ekstreme të të drejtave të njeriut gjatë udhëtimeve të parregullta mes Afrikës Perëndimore dhe Lindore dhe brigjeve mesdhetare afrikane, kumtoi Zyra e UNHCR-së në Shkup.

“Përfaqësia e UNHCR-së në Shkup është gjithashtu e shqetësuar rreth numrit të rasteve të vdekjes në territorin e Maqedonisë së Veriut: në vitin 2019 u dokumentuan shtatë, ndërsa këtë vit deri më tani numërohen edhe shtatë viktima në këto rrugë të vështira: Më 30 korrik, Ditën botërore kundër tregtisë me njerëz, bëjmë thirrje për mbrojtje të përforcuar të njerëzve të cilët lëvizin në gjurmim të sigurisë”, qëndron mes tjerash në kumtesën nga Zyra e UNHCR-së në Shkup.

Grumbullimet e të dhënave të sakta të rasteve të vdekjes në kontekst të lëvizjeve të përziera të parregullta të cilat janë në kontroll të tregtarëve dhe kontrabandistëve të njerëzve, kumtojnë, është jashtëzakonisht vështirë sepse shumë prej tyre ndodhin në hije, larg syve të autoriteteve dhe sistemeve të tyre formale për menaxhim të të dhënave dhe statistikave.

“Megjithatë, rezultatet e raportit i cili bazohet në programin për grumbullim të të dhënave të MMC-së, si dhe të dhënat nga burime plotësuese, thonë se së paku 1.750 persona kanë vdekur gjatë këtyre udhëtimeve në vitet 2018 dhe 2019. Kjo tregon për së paku 72 raste të vdekjes në muaj, që e bën këtë rutë një nga më vdekjeprurëset në botë. Këto raste të vdekjes janë kulmi i mijërave të tjerë të cilët vdiqën apo u zhdukën gjatë viteve të fundit në tentimet për udhëtime përmes Detit Mesdhe drejt Evropës, pasi që arrinin deri në brigjet veriore afrikane”, ceket në kumtesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Korrik, 2020 20:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.