Vjedhje si në filma. Vendoset mjet shpërthyes në një bankomat, tentim për të grabitur paratë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 11:27

Vjedhje si në filma. Vendoset mjet shpërthyes në një bankomat, tentim për të grabitur paratë

Një bankomat i një banket private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit mëngjesin e sotëm, informon Klan M.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forca policie ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle.

”Më datë 06.06.2023 në ora 03:38 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit katër persona të cilët kanë ardhur me veturë kanë vendosur mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë arritur. Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka persona të lënduar. Po vijon hetimi nga policia dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 11:27
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.