Vjosa Osmani kundër partisë së saj: Nuk mund të pajtohem me mocionin e mosbesimit

Vjosa Osmani kundër partisë së saj: Nuk mund të pajtohem me mocionin e mosbesimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani iu ka drejtuar qytetarëve me një fjalim për të cilin është duke thënë se nuk do të dëshironte asnjëherë ta mbante.

Në seancën e thirrur për rrëzimin e qeverisë, Osmani është shprehur kundër kësaj.

“Ky është një fjalim që nuk kisha dashur asnjëherë ta mbaja, sepse partia ime ka sjellë mocionin e mosbesimit, ky mocion është sjellë kur bota po vuan dhe po bënë thirrje për solidaritet në mes njerëzve”, ka thënë Osmani.

“Nuk mund të pajtohem me mocionin e mosbesimit sepse duke votuar se e braktisim vullnetin e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetarja e kuvendit.

Tutje ajo ka shtuar se “Marrëveshja për qeverisje është kontratë që duhet të respektohet nga të gjithë, në këtë kohë kur qytetarët po përballem me jetë a vdekje, unë këto veprime asnjëherë nuk i përkrahu”. /Insajderi.com

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 22:43

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.