Vjosa Osmani për VOA: Edi Rama po i shpëton fytyrën Serbisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 22:07

Vjosa Osmani për VOA: Edi Rama po i shpëton fytyrën Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar raportet me kryeministrin Edi Rama, i cili pak ditë ma parë tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. Ajo ka nënvizuar se mosmarrëveshjet mes tyre janë të natyrës zyrtare.

“Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat që i përmenda, natyrisht që raportet ndërpersonale mes politikanëve janë komplet të parëndësishme, por çka është e rëndësishme janë raportet mes shteteve”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Osmani tha se “nuk është aspak e drejtë” që të arsyetohet Serbia se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Sipas presidentes, “kjo shkon në ato që quhet politika e “facesaving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviçit”.

“Prandaj po them që raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete janë të rëndësishme dhe jo raportet mes politikanëve individual. Unë e përmenda se cilat janë dallimet tona, unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë pavarësisht se a janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut Mali i Zi, Presheva, shndërrohen në apologjetikë të politikave të Serbisë, është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës, qoftë shqiptarëve.

Nuk mendoj se është e drejtë që të arsyetohet qasja dhe veprimet proruse e Serbisë, nuk mendoj aspak se është e drejtë që të arsyetohet Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, sepse kjo pastaj shkon në ato që quhet politika e “facesaving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviqit. Po ashtu nuk mendoj që duhet të reduktohen krimet që janë kryer në Kosovë në ‘spastrim etnik’, pasi ajo që ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë”, tha Osmani për VOA.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 22:07

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...