Vlladimir Pançevski do të kërkohet me urdhër-arrest

Vlladimir Pançevski do të kërkohet me urdhër-arrest

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski do të kërkohet me urdhër-arrest, përcjell FLAKA.

SPB Shkup dërgoi një njoftim në SPB Veles se ata nuk e gjetën ish-kryetarin e Gjykatës Themelore Penale, Vlladimir Pançevskin, për të vuajtur 30 ditë paraburgim. Sipas Ministrisë së Brendshme, SPB Veles duhet të informojë Gjykatën Themelore Veles për lëshimin e urdhrit për Pançevskin.

Gjykata Themelore në Veles urdhëroi Pançevski të ndalohej për 30 ditë për shkak të mungesës së seancës dëgjimore në çështjen gjyqësore “AKMIS”, në të cilën ai akuzohet.

Gjyqi për abuzimin e sistemit “AKMIS” ishte dashur të fillonte në vjeshtë, por deri më tani ky gjyq nuk ka filluar. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Korrik, 2020 21:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.