VMRO-DPMNE dhe E Majta e kthyen emrin Republika e Maqedonisë në Këshillin e komunës së Shtipit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:39

VMRO-DPMNE dhe E Majta e kthyen emrin Republika e Maqedonisë në Këshillin e komunës së Shtipit

Vetëm 13 këshilltarë të VMRO-DPMNE-së dhe një i së Majtës sot kanë mbajtur seancë konstituive solemne të Këshillit të Komunës së Shtipit, ndërsa nëntë këshilltarët e LSDM-së opozitare e kanë lëshuar seancën, përcjell FLAKA.

Në seancën e parë, mazhoranca dhe opozita u “qortuan” mbi deklaratën solemne me shkrim, në të cilën në vend të emrit kushtetues të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, qëndronte Republika e Maqedonisë.

Mariana Rogozharska-Popovska, këshilltare nga LSDM-ja theksoi se nuk duhet të shkohet kundër Kushtetutës dhe kërkoi interpretim juridik nga shërbimet.

Pasi shumica e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së e refuzuan kërkesën e tyre, ata u larguan nga seanca.

Deklaratë solemne kanë dhënë 13 këshilltarë të VMRO DPMNE-së dhe një nga E Majta, pasi shërbimet e tyre janë përgatitur nga Republika e Maqedonisë.

Shumica e këshilltarëve pa praninë e opozitës sot zgjodhën Vesna Karagunova-Kozhinkova për kryetare të Këshillit të Komunës së Shtipit. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:39
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.