VMRO-DPMNE distancohet nga Emil Jakimovski

Desk
By Desk January 11, 2020 22:04

VMRO-DPMNE distancohet nga Emil Jakimovski

VMRO – DPMNE është distancuar dhe ka dënuar kërcënimet e Emil Jakimovskit, anëtar i partisë opozitare i punësuar në Regjistrin Qendror i cili kërcënoi gazetaren e A1.on, Meri Jordanovska, përcjell FLAKA.

Ata pretendojnë se posedojnë, siç thonë ata, prova konkrete të komunikimit dhe kontaktit të shpeshtë të Jakimovskit me një zyrtar të lartë të LSDM-së nga qyteti i tij i lindjes, Kriva Pallanka dhe kërkojnë të përcaktojnë nëse sjellja e Jakimovskit nuk e mbështet veprimin e koordinuar dhe shantazhin e këtij zyrtari të lartë të LSDM-së.

“Fakti që LSDM është portretizuar në media si një kujdestar i rremë për gazetarët, dhe në fakt një zyrtar i lartë i LSDM-së ka koordinim të shpeshtë me Jakimovskin, tregon hipokrizinë e LSDM-së dhe synimet e pandershme. VMRO-DPMNE do t’i dorëzojë provat për një koordinim të tillë Ministrisë së Brendshme, pas së cilës ne i nxisim ata që të ekspertizojnë provat dhe komunikimin midis zyrtarit të lartë të LSDM-së dhe Emil Jakimovski në mënyrë që të zbulojnë të vërtetën, dhe nga ana tjetër të përcaktojnë nëse kjo është një rast shantazhi nga LSDM-ja dhe zyrtari i tyre për këtë person”, thuhet në prononcimin e VMRO – DPMNE.

LSDM i ka dënuar kërcënimet dhe thotë se MPB nuk i mbron qytetarët.

“As Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare Naqe Çulev i VMRO-DPMNE nuk po vepron ose mbron njerëzit që kërcënohen nga Jakimovski. Çulev merret vetëm me veturat për kabinetin e tij dhe rrezikon sigurinë. Është provë që Mickoski dhe VMRO-DPMNE po punojnë vetëm për të rivendosur dhe rindërtuar një regjim kriminal, të dhunshëm që po kërcënon dhe frikëson. Asgjë nuk ka ndryshuar, është e njëjta, regjimi i pareformuar, regjimi VMRO-DPMNE”, thonë nga LSDM. FLAKA

Desk
By Desk January 11, 2020 22:04