VMRO-DPMNE: Filipçe po lufton me Zaevid-19, virusin e gënjeshtrave

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2020 12:00

VMRO-DPMNE: Filipçe po lufton me Zaevid-19, virusin e gënjeshtrave

Vazhdojnë akuzat e VMRO-DPMNE-së deri tek Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. Nga VMRO thonë se në institucionet shëndetësore ka mungesë të pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor.

“Ne po luftojmë Kovid-19, por ju, ministër, po luftoni me Zaevid-19 virusin e i gënjeshtrave. Është shumë lehtë të shkruash nëpër mediat sociale dhe të thuash nëpër konferenca për shtyp me përgjegjësi se nuk mungon asgjë. Fatkeqësisht, realiteti nukështë i tillë ministër. Është dicka komplet ndryshe. Ju, Venko Filipçe, po manipuloni publikun, por jo vetëm publikun por edhe punonjësit e shëndetësisë. Ne nuk kemi nevojë për informacione se blerja e maskave ​​N95 është në proces, por pse ato nuk janë në dispozicion tani”-tha mes tjerash Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka demantuar se ka mungesë të pajisjes mbrojtëse për personat mjekësorë në institucionet shëndetësore. Nga kjo ministri shtojnë se ka mjaft pajisje mjekësore në rezervat e Ministrisë të cilat sipas tyre dërgohen në baza të rregullave me kërkesë të çdo institucioni shëndetësor.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2020 12:00