VMRO-DPMNE hedh poshtë akuzat e LSDM-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 19:13

VMRO-DPMNE hedh poshtë akuzat e LSDM-së

VMRO-DPMNE i ka mohuar akuzat e LSDM-së se aktivistët e saj i kanë djegur pesë veturat në Shtip.

“Sot nëpër rrugë sundojnë kriminelët, ndërsa policia vetëm i ndjek në heshtje aktivitetet e tyre për shkak të afërsisë së nëntokës me pushtetin. Ky është një shembull klasik për rënien e LSDM-së dhe dëshpërimin ku ka rënë pushteti. LSDM me tërë aparatin që e kontrollon, policinë, prokurorinë, shërbimet e sigurisë dhe një sërë institucionesh, është e turpshme që të tentojë të drejtojë gishtin kah VMRO-DPMNE për diçka të tillë”,- thonë nga VMRO-DPMNE.

Në reagimin me shkrim të kësaj partie po ashtu thuhet se “nëse LSDM dëshiron të luajë organin hetues në vend, atëherë fajtorët për këtë akt kriminal duhet t’i kërkojë në Lidhjen e Socialdemokratëve të Shtipit me kriminalët nga ky rajon”.

Informacionet që qarkullojnë në opinion në Shtip flasin se atje ekzistojnë lidhje serioze ku janë të implikuar funksionarë partiak dhe grupe serioze kriminale, të cilat ndoshta nuk kanë arritur të merren vesh për disa biznes-relacione. Nga VMRO-DPMNE po ashtu ftojnë policinë që ta ndriçojë rastin për djegien e veturave në Shtip.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 19:13