VMRO-DPMNE: Hetim për zjarrin në ish Bankën Komerciale

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:11

VMRO-DPMNE: Hetim për zjarrin në ish Bankën Komerciale

VMRO-DPMNE kërkon hetim urgjent dhe të pavarur për zjarrin në ndërtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Mjedisit të Jetesës.

Vetë fakti që është përfshirë në zjarr arkivi i organit shtetëror edhe atë në orë jo pune dhe pas një dite jo pune hap dyshime të mëdha për keqpërdorime dhe fshehje të dokumenteve të cilat sipas vlerësimit të pushtetit nuk duhet të dihen.

Të përkujtojmë se ky nuk është rasti i parë ku janë shkatërruar dokumente të institucioneve shtetërore, në të kaluarën ishim dëshmitarë të përmbytje në PSP, si dhe zjarri në Ministrinë e Drejtësisë. Ndriçim të këtyre rasteve deri më tani opinioni ynë nuk ka parë.

Pavarësisht nga kjo nëse ky dyshim do të konfirmohet apo jo, është fakt se me pakujdesi është vepruar me arkivin e një institucioni shtetëror, duke mos arritur të ruhet ai material.

Dyshimet e këtilla janë bazuar kur në pushtet kemi mafi si qeveria e Zoran Zaevit.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:11