VMRO-DPMNE kërkon masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 4, 2020 19:26

VMRO-DPMNE kërkon masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve

Nga kjo parti ngrenë si shqetësim të madh infektimin e personelit mjekësor.

Opozitarja VMRO-DPMNE ka propozuar disa masa të cilat sipas saj urgjentisht duhet të ndërmerren nga autoritetet për parandalimin e infektimit të personelit mjekësor që po ballafaqohet me virusin Korona.

Nga kjo parti ngrenë si shqetësim të madh infektimin e personelit mjekësor që përbën afërsisht 20 për qind në total.

Nga VMRO kërkuan gjithashtu që qytetet me numër më të madh të të infektuarve, si Shkupi, Kumanova dhe Struga, të futen në karantinë.

“Dje, numri i të infektuarve nga personeli mjekësor ishte më i madh deri më tani, kurse krejt kjo vjen kur akoma jemi në situatë ku nuk është arritur piku i të infektuarve, ndërsa numri i personelit mjekësor që është infektuar shkon deri në rreth 20 për qind. Urgjentisht të merren masa për të siguruar pajisje adekuate për mbrojtje të personelit mjekësor. Të respektohen rekomandimet e OBSh-së, e ajo është testimi i numri më të madh të qytetarëve, pra motoja “Testo, testo, testo”. Të bëhen përpjekje për përfshirje të të gjitha mjeteve dhe institucioneve në dispozicion, siç është Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Farmacisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve, Fakulteti i Bujqësisë… si dhe të bëhet testimi i grupeve të ndryshme, përfshirë punonjësit shëndetësorë.”,- deklaroi Igor Nikollov nga VMRO DPMNE.

LSDM: Menaxhimi me pandeminë, i suksesshëm

Por, nga LSDM vlerësojnë se në përballjen me virusin Korona janë aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë dhe se menaxhimi i krizës deri tani është i suksesshëm.

“Në kushte kur pandemia me virusin Korona i kanoset shëndetit të qytetarëve, ndërsa ekonomia përballet me parashikime të zeza, ju garantojmë se po e manaxhojmë suksesshëm krizën. Me masat që kemi ndërmarrë në këto kohëra të vështira, do të ruajmë të paktën 250 mijë vende pune, ndërsa ndihmohen dhe lehtësohet funksionimi i mbi 35 mijë kompanive. Me këtë krizë me të cilën përballemi, nga të gjithë ne kërkohet solidaritet dhe unitet për ballafaqim me virusin Korona dhe pasojat ekonomike që do t’i shkaktojë”,- u shpreh Bogdanka Kuzmoska nga LSDM.

Nga LSDM njëherit theksuan se Qeveria ka hapur fond solidar ku do të mund të dënojnë të gjithë personat fizikë dhe juridikë me të vetmin qëllim, që të lehtësohet beteja me pandeminë Covid-19. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 4, 2020 19:26