VMRO-DPMNE kërkon pyetje deputetësh më 30 dhjetor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Dhjetor, 2021 17:25

VMRO-DPMNE kërkon pyetje deputetësh më 30 dhjetor

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, paralajmëroi se gjatë ditës së sotme do të dorëzojnë nënshkrime me të cilin kërkohet thirrja e seancës së re për pyetje deputetësh më 30 dhjetor ose siç është e zakonshme të enjten e fundit të muajit. Seanca për pyetje deputetësh u caktua të enjten e shkuar, më 23 të këtij muaji, por e njëjta u anulua për shkak se u mbajt seanca për dorëheqjen e kryeministrit Zaev, ndërsa me këtë dhe e gjithë Qeverisë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi atëherë tha se kur Qeveria është në dorëheqje, është e palogjikshme që të ketë seancë për pyetje deputetësh.

“Me anulimin e seancës për pyetje të deputetëve u pamundësua që të parashtrojmë pyetje të deputetëve, madje edhe funksionarëve të emëruar, të cilët edhe krahas dorëheqjes së qeverisë mbeten në funksionet e tyre. Sot në Kuvendin e RMV-së kemi zëvendës ministra që janë në largim ndërsa janë të pranishëm në seancë si parashtrues të zgjidhjeve ligjore. Këto janë standarde të dyfishta me qëllim që të mbrohen ministrat dhe Zoran Zaev për të dhënë përgjegjësi për disa skandale, afera dhe politika të dëmshme, përgjegjësi prej të cilës ikën pasi që u caktua seanca për pyetje deputetësh që u desh të mbahet të enjten e kaluar. Andaj parashtruam kërkesë që të mbahet seancë për pyetje deputetësh”, tha Micevski, transmeton TV21.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Dhjetor, 2021 17:25