VMRO DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme, LSDM: Të bisedohet në atmosferë demokratike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 5, 2019 20:10

VMRO DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme, LSDM: Të bisedohet në atmosferë demokratike

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE, takimin e liderëve vazhdon ta kushtëzojë me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nga partia maqedonase në pushtet thonë se janë të përgatitur për bisedime në atmosferë demokratike.

Zëdhënësi i LSDM-së, Konstantin Konstantinov, thotë se kjo nuk do të thotë që LSDM reteron nga qëndrimet që i ka për zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor të vitit të ardhshëm, vetëm që për të gjitha çështjet e hapura duhet të bisedohet dhe të kërkohet zgjidhje.

“Shpresojmë se në kuadër të një atmosfere demokratike, do të ketë bisedime mes partive politike dhe do të caktohet termin për zgjedhje eventuale të parakohshme. LSDM asnjëherë nuk ka reteruar në qëndrimet e veta, atë nuk e bëjmë as tani. Qëndrimi ynë principiel nga deklaratat e kryeministrit, Zoran Zaev,është se kur kemi marrë besimin nga qytetarët, mandati duhet të vlejë 4 vite deri në fund, ashtu siç e parashohin ligjet”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Konstatin Konstatinov.

Nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, thonë se Qeveria e kuptoi se janë krijuar tensione nga skandalet e përditshme dhe varfëria dhe është normale që të kërkohet dalje nga kjo situatë. Parakusht kryesor për takim liderësh për ta janë zgjedhjet e parakohshme.

“Të tensionuar nga varfëria, të tensionuar nga fakti që gënjeshtrat dalin në sipërfaqe, është mirë që kanë filluar të mendojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ajo që është thënë nga Zaev për tetorin e vitit që vjen është bazë e mirë për shqyrtim të mëtejshëm, tani shohim se kemi prillin dhe majin ku nga pala tjetër thonë se është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme këto muaj”,- tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Qeveria dhe opozita vijojnë bisedimet për kodin zgjedhor, për regjistrimin dhe për Prokurorinë Publike, por grupet e punës ende nuk kanë ardhur deri tek zgjidhja për shkak të qëndrimeve të kundërta. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 5, 2019 20:10