VMRO-DPMNE: Kovaçevski nga rroga e secilit po merr nga 3.000 denarë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 12:05

VMRO-DPMNE: Kovaçevski nga rroga e secilit po merr nga 3.000 denarë!

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend. Nga kjo parti thonë kjo vjen pasi ekzekutivi nuk po heq dorë nga akciza, ndërkaq thonë se Komisioni Rregullator i Energjetikës po përgatit rritje të re të çmimit të energjisë elektrike.

“Në dy ditë Kovaçevski nga paga e secilit person merr nga 3000 denarë. Për dy ditë, me rritjen e derivateve dhe ushqimeve, dhe atë për 15 denarë, Kovaçevski shkatërroi dhjetëra mijëra familje, të cilat nuk do të dinë si ta kalojnë muajin. Buka, mielli dhe sheqeri për vetëm dy ditë kanë arritur 60 denarë, ndërsa vaji për gatim, mbi 160 denarë. Kësaj tronditje të çmimit, që ndodhi para së gjithash për shkak se Kovaçevski nuk dëshiron të heqë dorë nga 50 milionë eurot që vijnë nga akciza e rritur, tani do t’i bashkohet një rritje e re, gjithashtu nën regjinë e Kovaçevskit, e cila po ashtu gatuhet në KRRE, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 12:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare