VMRO-DPMNE: LSDM po manipulon parnerët e vegjël

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:39

VMRO-DPMNE: LSDM po manipulon parnerët e vegjël

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhorë ka përplasur sërish këtë parti me LSDM-në. Nga kjo parti akuzuan LSDM-në se po manipulojnë partnerët e tyre më të vegjël lidhur me propozimin për një njësi zgjedhore.

“Qëndrimet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta,ende nuk kemi dëgjuar nga LSDM se cili është qëndrimi i tyre lidhur me Kodin Zgjedhor. Nga njëra anë manipulojnë partnerët e tyre më të vegjël të koalicionit se janë pro propozimit për një zonë zgjedhore,kurse nga ana tjetër janë dakord që qeveria teknike rezultoi e pasuksesshme. Edhe një herë haptazi pyesim se kush është qëndrimi i LSDM-së për Kodin Zgjedhor dhe një zonë zgjedhore që përfundimisht të ndalojnë manipulimin me partnerët e tyre më të vegjël të koalicionit.”, tha Dimço Arsovski, nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Zgjedhje do të ketë në vitin 2024

Por nga LSDM këmbëngulin se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Nga kjo parti thonë se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet e rregullta dhe kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja do ta përfundojë mandatin e saj të tërë, gjë që nuk ka ndodhur më shumë se 15 vjet.

“Shumica parlamentare zgjodhi një qeveri të re me mandat deri në vitin 2024 dhe legjitimitetin e nxjerr nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.Në ato zgjedhje parlamentare, VMRO-DPMNE dhe politikat e saj u mundën. Nga ato zgjedhje e deri më sot, partia e udhëhequr nga Mickoski nuk ofroi asgjë të re, asgjë ndryshe nga ajo që ofronin atëherë.Kërkesa për zgjedhje të shpejta tregon frikën e Mickoskit se tashmë është e dukshme paaftësia e kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE, por edhe frikën nga aktgjykimet në paditë kundër zyrtarëve të kësaj partie.”, thonë nga LSDM.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:39