VMRO-DPMNE: LSDM shkatërroi sektorin energjetik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:03

VMRO-DPMNE: LSDM shkatërroi sektorin energjetik

VMRO-DPMNE ka adresuar kritika për qeverinë në lidhje me menaxhimin me sektorin energjetik në vend. Në kohën kur popullata nuk ka ngrohje qendrore, tani edhe një bllok i Termocentralit “Manastir” nuk është duke punuar, thonë nga VMRO. Kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të drejtorit të EMV-së, Vasko Kovaçevski.

“Është më tepër se e qartë se LSDM e shkatërron energjetikën në Maqedoni. Është më tepër se e qartë se LSDM nuk ka kapacitet, nuk ka ideja se si të përballet me krizat të cilat i shkaktoi në shtetin tonë. Joserioziteti, jokreativiteti nuk çojnë në të mirë. Urgjentisht duhet të largohet e gjithë udhëheqësia në sektorin energjetik, si Vasko Kovaçevski dhe në vend që të thur legjenda për kampionët, të përkushton vëmendje në katastrofën në të cilën futi shtetin” – tha Stevçe Antovski nga VMRO-DPMNE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:03

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare