VMRO-DPMNE “luftë frontale”, ndaj BDI-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Qershor, 2022 19:36

VMRO-DPMNE “luftë frontale”, ndaj BDI-së

EDITORIAL – Redaksia Flaka

Të enjten më 30 qershor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi të parashtruar nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski akuzoi që Bujar Osmani po punon që Shqipëria të fillojë negociatat me BE-në dhe Maqedonia çfarëdo që të ndodhë.

Sot në Komisionin për Çështje Evropiane, deputetët e VMRO-DPMNE shkaktuan debate të ashpra, pas çka erdhi reagimi i kryetarit të komisionit, Arbër Ademi.

Këto zhvillime por edhe fjalimi i liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski gjatë protestës së mbajtur qeverisë së Shkupit, dëshmon që kjo parti i ka shpallur luftë partisë së Ahmetit.

Madje Mickovski ka shkuar aq largë kur ka thënë që: “Çdo ditë e kaluar me LSDM dhe BDI në pushtet, është më afër ditës së fundit të Maqedonisë së Veriut”, duke e paraqitur qeverinë aktuale si rrezik i madh për ekzistencën e shtetit.

“Ose do të luftojmë dhe do të fitojmë ose Maqedonibë nuk do ta kemi, mbani mend këtë që ju them. Ose do të luftojmë dhe do të fitojmë ose Maqedoninë do ta humbim. A kemi zgjedhje? Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë, ashtu siç duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne ekzistojmë dhe ata do të na shohin edhe më shumë kudo”, tha mes të tjerash Mickovski, duke apostrofuar BDI.

Në një moment tjetër, Mickovski bëri thirrje të që të luftojnë së bashku për përfundimin e kësaj epoke të errët, siç e quajti ai, krimi dhe tradhtie që mban nënshkrimin e LSDM-së dhe BDI-së!

“Prandaj, një orë shpejt, shpejt dhe me përkushtim, duhet të vendosim një pikë vendimtare kombëtare për këtë gjenocid ekonomik të Dimitar Kovaçevskit, Zoran Zaevit dhe LSDM-së dhe BDI-së”, tha Mickovski.

Kjo qasje e VMRO-DPMNE paraqet një çasje të re në politikën e tyre, pasi në të kaluarën lufta politike bëhej kskluzivisht me rivalin e tyre, LSDM. Eksponentë të lartë të kësaj parite, madje edhe publikisht u distancuan nga votat dhe përkrahja e shqiptarëve në cikle zgjedhore. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Qershor, 2022 19:36
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.