VMRO-DPMNE: Masat e LSDM-së janë të vonuara dhe joserioze

Desk
By Desk April 18, 2020 13:22

VMRO-DPMNE: Masat e LSDM-së janë të vonuara dhe joserioze

Masat e LSDM-së janë të vonuara dhe joserioze. Kumtesat e përditshme të zbrazëta nuk do t’i bindin qytetarët se masat e tyre ekonomike janë për të mirën e tyre.

Masat të cilat LSDM-ja i quan ekonomike, janë vetëm improvizim i pushtetit dhe nuk paraqesin kurrfarë ndihme. Ato vetëm do ta thellojnë krizën ekonomike në Republikën e Maqedonisë.

Paaftësia e këtij pushteti shtrenjtë do ta kushtojë shtetin dhe qytetarët.

Nëse pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja me të vërtetë dëshiron t’u ndihmojë qytetarëve, atëherë le t’i pranojë masat, të cilat i ka propozuar VMRO-DPMNE-ja, për shpëtim të ekonomisë.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

 
Desk
By Desk April 18, 2020 13:22