VMRO-DPMNE mendon që Zaevi me ryshfet po ua merr deputetët që dhanë nënshkrime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 13:52

VMRO-DPMNE mendon që Zaevi me ryshfet po ua merr deputetët që dhanë nënshkrime

I turpshëm dhe jodinjitoz është qëndrimi i Zoran Zaevit, i cili në mënyrën tashmë të njohur sërish e shkel Kuvendin në përpjekje për të qëndruar në pushtet me ryshfet, shantazhe dhe kërcënime, kështu tha në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i partisë opozitare, Naum Stoilkovski.

“Për fat të keq përsëriten skenarët me presion ndaj deputetëve, këtë herë të nënshkruar për mocionin e mosbesimit të qeverisë aktuale. “Informatat janë se ato presione janë intensive dhe se nuk kursehen as në keqpërdorime, as në oferta të pahijshme”, tha Stoilkovski, duke shtuar se:

“Zoran Zaev nuk e di ndryshe, është diçka që tashmë e kemi parë edhe në Kuvend, ndërsa veprimi i regjimit u vërejt edhe gjatë procesit zgjedhor. Por ne besojmë se, ashtu siç guxuan qytetarët të dërgojnë Zaev dhe LSDM në histori, ashtu edhe nënshkruesit e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë do të guxojnë të ngrihen mbi propozimet dhe kërcënimet e pahijshme, sepse për ta, si deputetë të opozitës, asgjë nuk është më e rëndësishme se vullneti i qartë i votuesve. Në fakt, askush nuk u beson më gënjeshtrave të Zoran Zaev. Në fund të fundit, nuk është më vetëm çështje politike, por është çështje zgjidhjeje e krizave të tmerrshme që vijnë. Zoran Zaev është burimi i krizave”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 13:52