Më herët, BDI-ja tha për “Slloboden Peçat” se të dy liderët kanë pasur një takim informativ për të dëgjuar qëndrimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës, emrin e ri të vendit dhe kontestin me Bullgarinë, përcjell FLAKA.
VMRO-DPMNE reagon se informacionet që kanë dalë nga BDI për atë që është biseduar në takimin e Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit nuk janë të sakta dhe se liderët kanë diskutuar vetëm për çështjen e votëbesimit të Qeverisë.
Sipas partisë opozitare, takimi është mbajtur me kërkesë të Ahmetit dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore.
“Temë e bisedës ishte çështja e votëbesimit për Qeverinë e LSDM-BDI, për të cilën në Kuvend janë dorëzuar 61 nënshkrime”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Më herët, BDI-ja tha për “Slloboden Peçat” se të dy liderët kanë pasur një takim informativ për të dëgjuar qëndrimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës, emrin e ri të vendit dhe kontestin me Bullgarinë.
“Z. Ahmeti sot ka pasur një takim me z. Mickoski sa i përket Marrëveshjes së Prespës, nëse e pranon apo jo emrin e ri të vendit, pyetja tjetër është se cili është vizioni i zotit Mickoski për problemin me Bullgarinë, i cili është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. Këto janë pikat që hapin mundësi për bashkëpunim apo jo me z. Mickoski ose jo, në të ardhmen nëse VMRO-DPMNE i fiton zgjedhjet parlamentare”, thuhej në deklaratën e BDI përcjell nga “Ssloboden Peçat”.
Ndryshe, Ahmeti sot ka pasur një takim edhe me Zoran Zaev. Takimi është mbajtur në Kuvend dhe LSDM-ja është përgjigjur se lideri i partisë ka qenë në Kuvend me ftesë të Talat Xhaferit për ta informuar personalisht për çështjen e besimit në Qeveri dhe rregulloren e mëtutjeshme të punës. FLAKA