VMRO-DPMNE në protestë, Mickovski: Jo në Evropë të asimiluar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Korrik, 2022 20:00

VMRO-DPMNE në protestë, Mickovski: Jo në Evropë të asimiluar

Me protestë para godinës së qeverisë VMRO-DPMNE dhe përkrahësit e saj i than jo propozimit të ri francez që ka të bëjë me zhbllokimin e procesit integrues të vendit. Kryetari i kësaj partie tha se nuk kemi nevojë për evropën nëse duhet të asimilohemi.

“Sot Maqedonia po zgjohet.Populli maqedonas dhe qytetarët e maqedonisë nuk do ti harrojë të gjithë ata që nga sot për një apo dy ditë me firmosje duan t’i japin fund Maqedonisë. Ne nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi, unë nuk dua të jem në Evropë sepse kam të drejtë të jem maqedonas që flet gjuhën maqedonase dhe që lufton për Maqedoninë e tij dhe identitetin e tij për kulturën e tij për historinë e tij për trashëgiminë. Këtë dua ta përcjell sot dhe këtë po thonë këta dhjetëra mijëra qytetarë.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Kundër propozimit francez është deklaruar edhe e Majta e Dimitar Apasievit ndërkohë që kryetari i Lidhjes Demokratike në Maqedoni dhe partneri i koalicionit në Qeveri, Pavle Trajanov, kërkon referendum për propozimin francez. Sipas tij, opinioni i qytetarëve duhet të jetë faktori përfundimtar dhe vendimtar për propozimin, i cili ende duhet të kalojë nëpër një sërë filtrash.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Korrik, 2022 20:00
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.