VMRO-DPMNE: Për çdo ditë bilanc i zi në vend nga Kovid 19

Desk
By Desk November 16, 2020 19:39

VMRO-DPMNE: Për çdo ditë bilanc i zi në vend nga Kovid 19

Çdo ditë e kaluar, ka bilanc të zi në Maqedoni. Për një javë kanë ndërruar jetë 195 persona për shkak të paaftësisë së Filipçes, ndërsa sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Natën e kaluar kanë ndërruar jetë edhe 24 persona, Statistikat ditore të ministrisë janë alarmante dhe shqetësuese”, theksojnë nga partia opozitare.

“Qeveria dhe Filipçe nuk kanë kurrfar kontrolli ndja krizës shëndetësore në Maqedoni. Maqedonia është në mesin e pesë vendeve në Evropë sa i përket vdekshmërisë nga Kovid 19. Ditën e djeshme Filipçe dhe Zaev e harxhuan për fotografim, para një automjeti donacion privat. Çdo donacion gjithmonë është I mirëseardhur, por kur gjiçka për rreth ëshë kaotike, atëherë është i pa lejueshëm reklamimi. E ftojmë minsitrin Filipçe ta vizitojë këtë objekt të ndihmës së shpejtë në Strumicë që të shihen kushtesh katastrofale ku jepet ndihma e pare.”, tha Eli Panova nga VMRO-DPMNE.

LSDM: VMRO dhe Mickoski aktrojnë shqetësim

Por Sipas LSDM-së VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski aktrojnë shqetësim, ndërsa penguan mjete për pajisimin e 16 kovid qendrave derisa viktimat nga virusi i reduktojnë në numra. Nga fillimi i pandemisë qytetarët nga VMRO dhe Mickoski kanë parë vetëm lajme të rreme, destruktivitet, hipokrizi dhe minim të sistemit shëndetësor. Nëse ata do të ishin aq të shqetësuar për punonjësit e kujdesit shëndetësor, ata nuk do të bllokonin një hua të Bankës Botërore që do të pajisë 16 qendra kojotash në të gjithë vendin thonë nga LSDM. Edhe propozim buxheti për vitin 2021 është në drejtim të përkrahje së sistemit shëdnetësor thonë nga partia në pushtet.

“Propozim buxheti për vitin 2021 I përgaditur nga qeveria e udhëhequr nga LSDM është në drejtim të mbështetjes edhe më të fuqishme të sistemit shëdnetësor dhe ndihmë e përforcuar për ekonominë vednore. Për shëndetësi janë siguruar 40, 8 miljard denarë.”, tha Kostadin Kostadionov nga LSDM.

Ndërsa sipas LSDM-së VMRO-DPMNE qëndroi në anën e gabuar, në anën e virusit korona./Tvm2

Desk
By Desk November 16, 2020 19:39