VMRO-DPMNE: Po ndërtohet pa leje, me para nga buxheti

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 19:29

VMRO-DPMNE: Po ndërtohet pa leje, me para nga buxheti

VMRO-DPMNE vazhdon akuzat për rrënime selektive të objekteve pa leje. Opozita akuzon se pas përfundimit të teatrit me ndërtimin pa leje te “Mavrovasja”, nuk është prishur asnjë ndërtim tjetër pa leje, madje vetë krerët e komunave të LSDM-së vazhdojnë të ndërtojnë pa leje.

Akuzuan se rrethrrotullimi në Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit, që ndërtohet nga komuna dhe nga buxheti i Agjencisë Pagesore, nuk ka as projekt e as leje ndërtimi.

“Për të ndërtuar një rrugë, ose një rrethrrotullim në mes të një rruge, duhet të keni një leje ndërtimi. Për të marrë atë leje ndërtimi, duhet të keni një regjim të aprovuar të trafikut të lëshuar nga Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Brendshme. Pa ato dokumente nuk ka leje ndërtimi dhe ndërtimi automatikisht është i paligjshëm. E këtu po kryhen punime të paligjshme ndërtimore. Në vend që të mburret me ndërtimet pa leje, Aleksandar Naumovski bën mirë të fillojë të respektojë ligjin.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 19:29