VMRO-DPMNE: Po përfitohet nga testet e virusit Korona

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 19:31

VMRO-DPMNE: Po përfitohet nga testet e virusit Korona

Një test për virusin Korona nga Instituti për Shëndet Publik kushton jo më pak se 4.950 denarë, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. Pagesa, sipas tij, do të ishte normale nëse testet në klinikat private kushtojnë po aq sa në shëndetësinë publike.

“Ajo çfarë po ndodh është një krim klasi dhe përfitim i luftës. Mjaft kemi heshtur, ata kryen krime, Den Donçev dhe Venko Filipçe edhe para krizës së virusit Korona, krim po bëjnë edhe tani në këto momente, ku ata po kryejnë përfitime ushtarake në shpinë të qytetarëve dhe në një kohë kur qytetarët janë në telashe me një virus ngjitës.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Ai thotë se duhet të dihet saktë blerja e testeve Covid-19 dhe sa kushtojnë me të vërtetë.

LSDM: VMRO po i manipulon qytetarët

Nga LSDM kundërpërgjigjen se VMRO-DPMNE po manipulon dhe mashtron qytetarët për pika politike.

“Është shqetësuese që këto konstruksione vijnë nga njerëz që e dinë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, prapëseprapë ata kanë vendosur të manipulojnë dhe mashtrojnë qytetarët vetëm për të fituar pika politike të vogla, të imëta në kohë krize, kur shëndeti i qytetarëve duhet të ketë më shumë rëndësi.”,- tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Nga LSDM kërkuan që VMRO-DPMNE të dëshmojë pjekuri dhe t’i lërë institucionet të veprojnë në këtë periudhë të vështirë.

FSSh: Testi për qytetarët është falas

Kanë reaguar edhe nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, prej ku kanë njoftuar se testimi për Covid-19 në Institutin Shëndetësor është falas për qytetarët, por shtetit i kushton 4950 denarë, ndërsa në spitalet private çmimi lëviz prej 1200 deri në 1500 denarë.

Nga Fondi pohojnë se teste serologjike sipas të cilave zbulohen antitrupa për shkaktarin e infeksionit janë 1.100 denarë, por çmimi i testeve molekulare është më i lartë dhe varet nga teknika dhe numri i shkaktarëve. Nga Fondi gjithashtu theksojnë se ekzistojnë shërbime të ndryshme laboratorike me çmim reference nga 3.000,00 në 5.500,00 denarë, të cilat janë të shpallur edhe në Gazetën Zyrtare.

Edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se testet janë siguruar me çmim të rregullt në treg, por çmimi përfundimtar përgatitet sipas një metodologjie të veçantë. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 19:31