VMRO-DPMNE: Propozim ligj për rritjen e pensioneve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 19:27

VMRO-DPMNE: Propozim ligj për rritjen e pensioneve

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE sot në Kuvend ka dorëzuar propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me të cilin kërkojnë që përsëri të kthehet ligji i vjetër.

Sipas opozitës maqedonase, me rikthimin e ligjit të vjetër do të shfuqizohet ligji dëmtues të cilin e ka miratuar LSDM e që shkurtohet e drejta e rritjes së pagës prej 500 denarë të mbi 310 mijë pensionistëve. VMRO fton mazhorancën të mbështesë këtë propozim ligj.

“Me këto ndryshime ligjore të cilat i propozojmë, do të hiqet ligji i dëmshëm që e solli LSDM, me çka iu shkurtua e drejta për pension më të madh prej rreth 500 den. për më shumë se 310.000 pensionistëve. Me propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor të cilin e parashtrojmë, bëhet kthimi i ligjit të vjetër me të cilin bëhej rregullimi i pensioneve në një mënyrë shumë më të volitshme, se sa me ndryshimet që i solli Qeveria e udhëhequr nga LSDM. Me ndryshimet ligjore te LSDM-së kryhet rregullimi i pensioneve, por jo dhe rritja reale. Qeveria tashmë 3 vite manipulon në mënyrë brutale dhe luan me durimin dhe nderin e pensionistëve. Në vend të rritjes së premtuar të pensioneve, pensionistët nga LSDM fituan ulje të pensioneve dhe në këtë mënyrë LSDM ua shkurtoi fuqinë blerëse. Apelojmë deri te kolegët e shumicës parlamentare ta pranojnë këtë propozim ligj i cili do ta përmirësojë cilësinë e jetesës, pikërisht kësaj kategorie të qytetarëve”,- tha Sllagjana Mitovska nga VMRO-DPMNE.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2019 19:27