VMRO-DPMNE: Qeveria duhet të mbrojë punonjësit shëndetësorë

VMRO-DPMNE: Qeveria duhet të mbrojë punonjësit shëndetësorë

Republika e Maqedonisë është e dyta në numrin e njerëzve me coronavirus në Ballkan, sipas numrit të banorëve. Kroacia, e cila është para nesh, ka 102 të infektuar për një milion banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 83 të infektuar për milion. Për shkak të kujdesit joadekuat në vend, 12 përqind e të infektuarve janë mjekë, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje thonë se Çdo qytetar duhet të mbrojë veten dhe të afërmit e tij dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

“E gjithë kjo duhet të tejkalohet, dhe kuadri mjekësor duhet të mbrohet. Komisioni i Shëndetit i VMRO-DPMNE-së propozon si më poshtë:

1. Të gjithë punonjësit e shëndetit të kenë sasi të mjaftueshme të materialeve mbrojtëse.

2. Të përgatitet plan i Bardhë për institucionet e kujdesit shëndetësor në vend për t’u përgatitur për skenarin më të keq. Ky plan nënkupton ndërtimin e kapaciteteve dhe një përpunim të skenarit të hollësishëm të përshkallëzimit.

3. Testimi masiv i grupeve në rrezik, të kthyerit nga diaspora, testimi i të rinjve, testimi i rregullt dhe mbrojtja e planifikuese e mjekëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

4. Organizimi i karantinave me kushte të përshtatshme”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Mars, 2020 09:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.