VMRO-DPMNE: Qeveria zvogëlon pensionet nga 300 deri 700 denarë
Anëtari i Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski në konferencë për shtyp tha se qeveria me reformat e bëra ka ndaluar rritjen e mëtejshme të pensioneve.
Sipas tij, kjo do të thotë që nëse kjo tendencë vazhdon gjatë vitit ata do të marrin pensionin mujor në një sasi më të vogël se ajo që mund të kishte qenë me zgjidhjen e vjetër diku midis 300 dhe 700 denarë.