VMRO-DPMNE shpalli thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit për president të shtetit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:15

VMRO-DPMNE shpalli thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit për president të shtetit

VMRO-DPMNE, në bazë të neneve 38, 40, 41 dhe 42 të Statutit të VMRO-DPMNE-së, si dhe konkluzioneve të arritura në seancën e Komitetit Ekzekutiv të datës 05.12.2023, shpall thirrje publike për kandidat për kryetar të Republikës së Maqedonisë të cilët do të mbështeten nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, përcjell FLAKA.

Siç kumtoi sot nga VMRO-DPMNE, kandidati i cili paraprakisht është regjistruar dhe i plotëson kushtet e parapara, do të zgjidhet në Konventën që do të mbahet më 2 mars në Shkup, sipas vendimit të KP të VMRO-DPMNE-së.

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në Konventë duhet t’i përmbushin obligimet dhe kushtet e përcaktuara me Kushtetutë të nenit 80 për të kandiduar si kandidat për kryetar të shtetit dhe që pajtohen dhe mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së.

“Të gjithë ata individë që e konsiderojnë veten kandidat potencial duhet të kenë mbështetjen e së paku 30 delegatëve të cilët më parë janë votuar nga KQ i partisë dhe të publikuar në ueb faqen e VMRO-DPMNE-së. Më së largu deri më 21.02.2024 deri në ora 17:00, kandidatët duhet të dorëzojnë programin dhe planin e punës që do të shqyrtohen nga trupat punues të Konventës së VMRO-DPMNE-së për zgjedhjen e kandidatit për President të Republikës së Maqedonisë në lokalet në selinë qendrore të VMRO-DPMNE, sheshi VMRO-DPMNE, Pallata dr. Hristo Tatarçev (Sheshi VMRO nr. 1) në Shkup”, thuhet në njoftimin e partisë.

VMRO-DPMNE, thuhet në komunikatë, do të zgjedhë kandidatin më të motivuar për President të Republikës së Maqedonisë, i cili së bashku me qytetarët do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2024.

“VMRO-DPMNE do ta mposhtë këtë qeveri me kandidatin e ardhshëm që do ta zgjedhin për president të Republikës së Maqedonisë. Maqedonia meriton të ketë president i cili në mënyrë aktive do t’i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare të të gjithë qytetarëve dhe do ta përfaqësojë vendin me dinjitet para Evropës dhe botës”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:15

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare