VMRO-DPMNE: Sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit

Desk
By Desk November 16, 2020 09:51

VMRO-DPMNE: Sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit

Për shtatë ditë kanë vdekur 195 njerëz, asgjë nuk është nën kontroll, për këtë shkak Filipçe dorëheqje menjëherë.

Çdo ditë e kaluar, bilanc i ri i zi në Maqedoni.

Për një javë kanë vdekur 195 njerëz për shkak të paaftësisë së Filipçes, ndërsa sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit.

Rekordet e zeza, të cilat po i shënon Maqedonia në pandemi nga koronavirusi, nën udhëheqjen e Filipçes, assesi të ndalen.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur edhe 24 persona, familjet e të cilëve u mbështjellën në të zezë, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1.305 persona.

Statistikat e përditshme nga Ministria e Shëndetësisë janë gjithnjë e më alarmante dhe brengosëse, Numrat katërshifrorë të të infektuarve nga Kovid-19 në Maqedoni u bënë përditshmëri.

Fajtor kryesor për tërë këtë situatë në shtet për shkak të pandemisë me Kovid-19 është Venko Filipiçe.

Për shkak të paaftësisë së tij nga filimi i pandemisë e deri sot, numri i qytetarëve të Maqedonisë, të cilët u infektuan nga virusi tejkaloi 47 mijë, ndërsa mbi 1.300 e kanë humbur betejën.

Këto numra alarmante aspak nuk e brengosin minsitrin Filipçe.

Sistemi shëndetësor gjendet para kolapsit, Janë shtjerrë personat mjekësorë, nuk ka terapi adekuate, qytetarët vdesin në rrugë për në spital ose në korridore, ndërsa Filipçe dhe Karaxhovski thonë se është nën kontroll dhe do të bisedojmë të hënën!

Gjithnjë e më të shpeshta janë apelet për ndihmë dhe mbedhjen e donacioneve, nëpër rrejete sociale, që të afërmit e tyre t’i shërojnë në institucione private. Qytetarët po ngujohen nëpër kredi, që të gjejnë ilaçe në shëndetësinë private.

Filipçe, si ministër, nuk zgjedh probleme, pasi ai vet është problemi.

Pikërisht për këtë, Filipçe menjëherë duhet të ndërmarrë përgjegjësi!

Filipçe, dorëheqje menjëherë! – thonë nga opozitarja VMRO-DPMNE.

Desk
By Desk November 16, 2020 09:51