VMRO-DPMNE: Skandal i madh që punonjës të ASK-së të zhvasin biznesmenë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:00

VMRO-DPMNE: Skandal i madh që punonjës të ASK-së të zhvasin biznesmenë

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë reaguar pas informacioneve jozyrtare në lidhje me një aksionin policorë që po zhvillohet në Shkup, ku jozyrtarisht thuhet se është arrestuar një punonjës i Agjencisë për Siguri Kombëtare(ASK), i cili dyshohet se është përfshirë në zhvatjen e një biznesmeni, përcjell TV21. Nga kjo parti pyesin se çfarë kërkon që një i punësuar në ASK të “bashkëpunojë për zhvatje me nëntokën e krimit”.

“Është skandal i madh që hetues të ASK-së kanë zhvatur biznesmenë. Pyetja është se çfarë kanë kërkuar punonjësit e ASK-së me bashkëpunimin për zhvatje me nëntokën e krimit? Zaevizmi dhe njerëzit në pushtet, zhvatjen brenda partisë që e pamë me Katica Janevën, e kthyen në zhvatje shtetërore, kësaj radhe me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Pse ASK-ja në vend që të kujdeset për sigurinë kombëtare, kujdeset për zhvatjen e biznesmenëve? Cilët njerëz në qeverinë e Zaevit janë të përfshirë në këtë skandal? Dhe pse nuk ka përgjegjësi për drejtuesit e ASK-së?”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:00

09
Dhj
Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej...
09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...