Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • VMRO-DPMNE: Zaev i përfshirë në ”zhvatje”; LSDM: Mickovski takoi të akuzuarin për zhvatje

VMRO-DPMNE: Zaev i përfshirë në ”zhvatje”; LSDM: Mickovski takoi të akuzuarin për zhvatje

Redaksia

VMRO-DPMNE ka publikuar të dhëna të reja me të cilat pretendon se Bojan 13, Prokurorja Speciale Katica Janeva dhe Kryeministri Zoran Zaev kanë bërë zhvatje që nga viti 2017.

Sipas VMRO-së dy vjet më parë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore Publike kundër Adrian Amzoskit dhe kompanisë “FINE” SHPK Shkup në lidhje me ndërtimin e objektit “Kosmos” në të cilin Amzoski ishte investitor. Disa muaj më vonë rastin u mor nga PSP-ja, ose Katica Janeva.

Sipas opozitës, familja Amzoski transferoi 260,000 euro në “Aleancën Ndërkombëtare” të Boki 13, dhe kështu Adrian Amzovski u lirua ndërsa akuza ndaj tij është tërhequr.
“Pasi e gjithë kjo ka përfunduar në favor të Adrian Amzoski dhe kompanisë FINE SHPK, dhe pasi Adrian Amzoski ishte i sigurt, kompania” DRIM BILDING “nga Struga, ku personi i autorizuar ishte i njëjti Adriani, vëllai dhe babai i tij ishin pjesë e pronësisë së kompanisë, transferon 260,000 euro, ose 16,103.986 denarë te Aleanca Ndërkombëtare e Boki 13, për një projekt që nuk është implementuar kurrë. Ajo që është interesante dhe befasuese është se kompania “Drim Billding” në tërë vitin 2017 ka bërë fitim neto prej vetëm 7,000 eurosh”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Ndërkohë nga LSDM janë kundërpërgjigjur me kundërakuza se Kristian Mickovski në Hungari ishte takuar me njërin nga të akuzuarit në rastin Zhvatje Zoki KIçeec por edhe me ish kryemisnitrin Nikolla Gruevski. Zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostinov thotë se pas pranimit të Mickoskit se është takuar me Zoki Kiçeecin- i dyshuar për rastin “Zhvatje”, ai tani mund edhe të pranojë se ishte takuar me ish-shefin e partisë Gruevski.

“Hristian Mickovski hapur ka pranuar se është takuar me njërin nga të dyshuarit në rastin “zhvatja” Zoki Kiçevec. Tani është koha që Hristian Mickovski publikishtë të pranonë se në Hungari është takuar edhe me Nikolla Gruevskin. Mickovski duhet të pranonë se në Hungari dhe në Slloveni është takuar edhe me persona tjerë, dhe të tregon se pse është takuar. Qytetarët poashtu presin edhe përgjigje të pyetjeve se me kë Hristian Mickovski është duke u takuar për ta mbllokuar rrugën euro-integruese të vendit. Publikishtë duam ti bëjmë me dije Hristin Mickovskit se drejtësi do të ketë për të gjithë ata të cilët kanë shkelë ligjin”, theksoi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostinov.

Rasti Zhvatje ka zgjuar interesim edhe te mediat në rajon. “Srbski Telegraf” njofton se në telefonin e Bojan Jovanovski- “Boki 13”, hetuesit në MPB kanë gjetur disa mesazhe tronditëse mes tij dhe një politikan serb.

Sipas këtij njoftimi janë gjetur edhe foto eksplicite në komunikimin e tyre intim, dhe ato tani janë në duart e autoriteteve hetimore në Shkup, të cilët po hetojnë nëse lidhja mes Bojan Jovanovski- “Boki 13” dhe politikanin serb ka ndonjë lidhje me rastin “Zhvatje”.

Continue Reading

Previous: Tri fshatra të Shkupit rrezikohen nga zjarret e shpërthyera në male
Next: Dimovski: Masat për rasatin e peshqve, nuk vlejnë vetëm për Kosovën

Të ngjashme

loncar-filipce-vakcine-donacija-severna-makedonija-780x470 Të martën, negociata për vaksinën ruse të prodhuar në Serbi

Të martën, negociata për vaksinën ruse të prodhuar në Serbi

Redaksia
arrestimi Privohet nga liria agjenti i pasurive të patundshme

Privohet nga liria agjenti i pasurive të patundshme

Redaksia
Boris-Trajkovski_Vaksina Nis vaksinimi masiv në vend

Nis vaksinimi masiv në vend

Linda Limani

TË FUNDIT

2 Bayerni kundër Superligës, flet Rummenigge

Bayerni kundër Superligës, flet Rummenigge

1 Gary Neville shpërthen pas formimit të Superligës së Evropës

Gary Neville shpërthen pas formimit të Superligës së Evropës

666 SHBA-të kërcënojnë Rusinë, nëse Navalny vdes në burg

SHBA-të kërcënojnë Rusinë, nëse Navalny vdes në burg

517349-UasgcpJad4 Britania lejon koncertet me 5 mijë vetë dhe pa maska dhe distancë

Britania lejon koncertet me 5 mijë vetë dhe pa maska dhe distancë

2 Pandemia e Covid-19, gjysma e amerikanëve të rritur kanë marrë vaksinën

Pandemia e Covid-19, gjysma e amerikanëve të rritur kanë marrë vaksinën


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.