VMRO-DPMNE: Zaev nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me gjendjen në shtet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 21:23

VMRO-DPMNE: Zaev nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me gjendjen në shtet

Sonte, Zaev me paraqitjen e tij dëshmoi se është turpi për Maqedoninë.

Paraqitja e sotshme e Zoran Zaev është turp për Republikën e Maqedonisë.

Turp është që kryeministri nuk u përgjigjet qytetarëve për gjendjen në shtet.

Turp është që kryeministri nuk di si të përgjigjet se si Maqedonia do të përballet me KOVID-19.

Qeveria e Zoran Zaev është duke shkruar – fshirë projekte. E vetmja gjë që bëri Zoran Zaev ishte të shiste gjithçka maqedonase.

Zaev nuk u përgjigj nëse Goce Delçev do të mbetet maqedonas.

Zaev nuk u përgjigj kur do të ndriçohen rastet “Daka”, “Reket 2”, “Fshati spanjoll” etj.

Zaev nuk u përgjigj nëse ai do të jetë përgjegjës për gjithçka që është bërë gabim.

Zaev nuk u përgjigj pse Maqedonia ka më shumë vdekje nga KOVID-19.

Zaev nuk u përgjigj se sa janë investimet kapitale, pse Maqedonia është zorrë qore në Evropë sipas infrastrukturës.

Qeveria e Zaev është vetëm shërbim për interesat e saj. Kjo qeveri nuk punon për qytetarët dhe mirëqenien e tyre.

Qeveria e Zaevit ofron vetëm krim, korrupsion, varfëri dhe gënjeshtra.

Qendra e komunikimit të VMRO-DPMNE-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 21:23