VMRO-DPMNE: Zaev premtoi dhe gënjeu se do të jep dorëheqje

Desk
By Desk November 18, 2020 10:35

VMRO-DPMNE: Zaev premtoi dhe gënjeu se do të jep dorëheqje

“Mashtruesi Zoran Zaev premtoi dhe gënjeu se do të jep dorëheqje nëse nuk ka datë për negociatat. Zoran Zaev është i paaftë për ta përmbushur premtimin se do të largohet nëse nuk ka sukses në planin e integrimeve evropiane”.

Kështu thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në lidhje me dështimin e vendit për të hapur negociatat me BE-në, pas vetos së Bullgarisë.

Nga kjo parti thonë se Zaevi e mori pushtetin me dy premtime të rrejshme: jetë për të gjithë dhe negociata me BE-në.

“Shteti është zhytur në krizë të rëndë ekonomike, politike dhe shëndetësore. Nuk ka asnjë arsye që Zaevi të jetë kryeministër pasi shteti me atë ka vetëm humbje dhe mossuksese”, thonë nga opozita maqedonase.

Desk
By Desk November 18, 2020 10:35