VMRO: Edhe sa zyrtarë në Onkologji i kanë shkruar familjarët si të sëmurë për të vjedhur citostatikë?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 14:53

VMRO: Edhe sa zyrtarë në Onkologji i kanë shkruar familjarët si të sëmurë për të vjedhur citostatikë?

VMRO-ja opozitre edhe sot ka akuzuar partitë e pushtetit në lidhje me ngjarjet e fundit në Klinikën e Onkologjisë, ku u zbulua se ka pasur keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve të sëmurë me kancer.

“Kur drejtori i Onkologjisë guxoi ta paraqesë me dokumente false nënën e tij se vuante nga kanceri në mushkëri, atëherë çfarë u bë tjetër për të vjedhur terapinë? Kovaçevski, por edhe të gjithë ministrat e deritanishëm, duke filluar nga Taravari, Filipçe, Saliu e deri te Mexhiti, nuk mund të manipulojnë se nuk e kanë ditur. Krimi i Onkologjisë është i madh dhe monstruoz dhe për të duhet të ketë përgjegjësi si individuale ashtu edhe sistemore. Nuk mund që me ditë të tëra të mos dihet asgjë, që të gjithë të përfshirët të shkojnë lirshëm në punë dhe kështu të kenë mundësi të fshehin provat e Prokuroia Publike të mos ndërmarrë asgjë, e t’i lërë ministrat pa prekur”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 14:53
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.