VMRO-ja nga njëra anë dënon dhunën nga ana tjetër bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Korrik, 2022 20:03

VMRO-ja nga njëra anë dënon dhunën nga ana tjetër bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestë

VMRO-DPMNE e dënon dhunën e shkaktuar në Kuvend dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por nga kjo parti akuzojnë pushtetin, se ka infiltruar persona që të shkojnë tensione, me qëllim që propozimi francez të kalojë më lehtë, shkruan Alsat.

“A qëndron pas personave të inflirtuar për dhunë Spasovski dhe Zeqeviqi. Duket se nuk janë të aftë për punë, prandaj janë ekspertë për kurdisje dhe sabotime. Kovaçevski dhe LSDM-ja duhet të përgjigjen në pyetjet e radhës. Një, prej nga i kishin personat me maska shok bombat që u hodhën drejt Kuvendit? Dy, cila magazinë para një muaji në mes të kazermës në Ohër u grabit dhe u vodhën shok bomba? Tre, kush bënte ushtrime më 7 maj me të inflirtuar për protestë? Katër, prej ku e dinin Spasovski dhe Kovaçevski, se protestat e paralajmëruara do të jenë të dhunshme dhe kush ishin personat që e prisnin turmën e popullit para MPJ e cila lëvizte drejtë Kuvendit?”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.
Edhe nga Partia “E Majta” akuzojnë pushtetin se ka inflirtuar persona të policisë që të shkaktojnë dhunë. Në profilin e tij në FB, kryetari i kësaj partie, Dimitar Apasiev akuzon drejtpërdrejtë ministrin e brendshëm Spasovski se ka futur 50 të maskuar në turmën e protestuesve.

“Nuk iu biem në ato truke, që pastaj të keni bazë ta arrestoni të gjithë udhëheqësinë e Partisë (siç u mësojnë pesë agjentët e CIA-s për kurdisje, të cilët kanë ardhur para dy ditëve në Maqedoni)”, u shpreh Dimitar Apasiev, “E Majta”.

Opozita maqedonase u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, pasi siç thonë ata, ky propozim asimilon maqedonasit dhe është i dëmshëm për identitetin maqedonas./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Korrik, 2022 20:03