VMRO: Kovaçevski ka frikë nga referendum

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:43

VMRO: Kovaçevski ka frikë nga referendum

VMRO në opozitë dhe LSDM në pushtet mbeten me qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket kornizës negocuese dhe nevojës për mbajtjen e një referendum për këtë çështje. Partia e Mickovskit këmbëngul në kërkesën e saj për të pyetur qytetarët në referendum dhe kundërshton ndryshimin e kushtetutës, që paraqet një ndër kushtet për vazhdimin e negociatave.

“Fakti që Kovaçevski ka frikë të mbajë referendum është dëshmi se qytetarët nuk japin përkrahje për kornizën negocuese të cilën ai e promovon dhe shtyn, që në përkthim dmth asimilim dhe bullgarizim. Qytetarët nuk janë pro kësaj. Nëse flasim për hapa pas, RM ec mbrapsht gjatë gjithë kohës që kur ka ardhur LSDM në pushtet. Me kovaçevskin vetëm intensifikohet tempoja e e ecjes mbrapsht”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.

LSDM: Gënjeshtrat për asimilim ranë poshtë

Procesi i negociatave filloi dhe rranë posht të gjitha gënjeshtrat për kushtimisht thënë asimilim dhe bullgarizimim, – u kundërpërgjigjën nga LSDM. Sipas partisë së Kovaçevskit, koha e ka dëshmuar se mashtrime të tilla kanë shërbyer vetëm për të penguar avancimin e shtetit drejt BE-së dhe vendi të kthehet në izolim.

“Bisedimet zhvillohen në gjuhën maqedonase, me formulim të qartë, pa asnjë fusnotë ose sqarim, me gjuhën maqedonase të mbrojtur dhe me çështje historike jashtë procesit negocues. Me këtë ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat për kushtimisht thënë asimilim dhe bullgarizim, për rezikim të identitetit maqedonas që në mënyrë histerike e përhapte VMRO DPMNE.”- thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ftojnë të gjitha subjektet politike që të përfshihen në procesin e negociatev dhe të përkrahin reformat që janë të domosdodhme për vazhdimin e bisedimeve qasëse në BE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:43