VMRO-LSDM, akuza dhe kundër akuzua për rastin “Zhvatje”
VMRO-DPMNE-ja nuk ka ndaluar edhe sot akuzat në drejtim të LSDM-së, për rastin “Zhvatja”, duke akuzuar udhëheqësit e LSDM-së për gishtë në këtë krim financiar, por as kësaj radhe nuk lëshuan mundësinë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme Parlamentare si argument më i qëndrueshëm për të dalë vendi nga kjo situatë.
Sipas zëdhënësit të kësaj partie Naum Stoilkovski, ehe pas një muaje nga arrestimi i boki 13, prokuroria nuk po meret me zbardhjen e rastit, por kërkonë alibi për ta shpëtuar përfshirjen e Zoran Zaevit në këtë krim.
“Mafia shtetërore pa kurfarë legjitimiteti po e cënon ardhmërinë e vendit.Hetimi për rastin “zhvatja” është komprimitur. Katica Janeva vazhdonë të lejohet të qëndron në liri sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Plotë një muaj telefoni i Janevës dhe i Boki 13 gjenden në prokurori, ndërsa Ruskovska dhe Jovevski trillojnë kumtesa. Mjaftë më me lojat e tilla, Zoran Zaevi ka kidnapuar cdo pjesë të shtetit, Zaev mbanë lidhjet me Boki 13, me këto njerëz drejtësi nuk ka. Prandaj bëjmë thirrje në dorëheqje kolektive të Qeverisë, dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme, dhe qytetarët të mësojnë të vërtetën për këto krime” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Por në këto prononcime kanë reaguar menjëher nga LSDM të cilët kanë kundërakuzuar VMRO-DPMNE-në se e njëjta nuk mundet përmes pres konferencave të akuzonë dikë për krim kur dihet se të gjitha lëndet që janë hapur janë në drejtim të funksionerëve të VMRO-DPMNE-së.
“Të kota janë përpjekjet e Hristian Mickovskit dhe të VMRO-DPMNE-së për ti rrezikuar çështjet dhe lëndët të cilat po udhëhiqen kundër krimeve të regjimit të kaluar. Pra VMRO-DPMNE-ja tanimë e ka të qartë se mbrojtja e krimit është thjeshtë e pamundur, dhe sado që të jetë e pa pranueshme për këtë subjekt, lufta kundër krimit do të vazhdojë deri në fund, pa marrë parasyshë ndaj kujt udhëhiqet. Të gjithë lëndet e hapur si: Titanik, Kalaja, Target, Transporter, TNT, Tallir, Impire dhe shumë të tjera duhet të pastrohen deri në fund. Kjo drejtësi do të vlenë për të gjithë pa marrë parasyhë qfar funksioni ka, duke mos i përjashtuar as funksionerët e VMRO-DPMNE-së, dhe krimet të udhëhequra nga oktopodi i Budapestit” – thuhet në reagimin e LSDM-së.
Por në reagimin e LSDM nuk kishte asgjë rreth thirrjes së VMRO-DPMNE-së për dorëheqje kolektive të Qeverisë, dhe shpalljene zgjedhjeve të parakohshme. Por nga kjo parti disa herë kanë ripërsërit qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme do të ishin pengesë e madhe për proceset euro-integruese të vendit, dhe se një gjë e tillë do të ishte e pranueshme vetëm pasi vendi të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në nëntorë, dhe anëtarësimit të plotë në NATO në dhjetor. (TVM2)