VMRO/LSDM, përplasje për keqpërdorime tenderësh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:59

VMRO/LSDM, përplasje për keqpërdorime tenderësh

Marrëveshja e nënshkruar nga ana e Shërbimeve për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, me një kompani nga Shkupi, e cila duhet të furnizojë Qeverinë me peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti, e cila kapë vlerën e 20 mijë e 500 eurosh, ka përplasur pushtetin dhe opozitën.

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë pohuar se për të mos mjaftuar vetëm me peshk e oktapodë, muaj më parë Qeveria shpenzoi 37 mijë euro për lugë, pirunë e pjata luksoze dhe e gjithë kjo, sipas tyre, është edhe një dëshmi se si sillet kjo Qeveri në një kohë kur vendi dhe bota po përballen me kriza të shumta ekonomike.

Sipas Gordana Dimitrieska Koçoska, Qeveria dhe LSDM-ja po sillen sikur të mos kemi kriza dhe tani paratë i shpenzojnë në budallallëqe, duke përfshirë edhe bilbordet.

“Në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, kur mbi 500 mijë qytetarë të vendit tonë jetojnë në prag të varfërisë, ato bëjnë thirrje të tilla publike për peshk dhe oktopod për qeverinë e LSDM-së. Në vend që këto parë të shfrytëzohen për kategoritë e rrezikuara sociale në kushtet kur çmimi i energjisë elektrike po rritet në mënyrë drastike, si dhe i produkteve bazë, qeveria vazhdon të luksohet. Deri më tani nuk kemi asnjë masë për të mbështetur këto kategori.”,- deklaroi Dimitrievska Koçoska nga VMRO-DPMNE.

Njerëzve në LSDM nuk u intereson se si shpenzohen paratë e qytetarëve, për këtë arsye nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë nga VMRO-DPMNE. Por, nga LSDM janë kundërpërgjigjur se VMRO-DPMNE në vend që të shqetësohet për skandalet në të cilat janë përfshirë me tenderët e ndryshëm, apo siç thonë, me duart në mjaltë, ato përfshinë LSDM-në në lojëra të tilla.

“Kaosi dhe paniku që mbretëron në VMRO-DPMNE, padyshim se ka arsye të bazuara dhe arsyet nuk janë tjetër veçse vetvetja. E vetmja adresë në të cilën duhet të drejtohen këto akuza dhe shqetësime është Pallati i Bardhë i VMRO-DPMNE-së, dhe i vetmi person që ka përgjegjësi dhe duhet theksuar është Hristijan Mickoski. Prej ditësh dëgjojmë akuza të mëdha për krim, për duar në mjaltë, e gjithë kjo tregon se Hristijan Mickoski me akuza të tilla si sot po mundohet ta mbrojë karrigen e tij.”,- tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.

Nga LSDM edhe njëherë kanë pohuar se VMRO-DPMNE-ja dëshiron vetëm ta bllokojë punën e Kuvendit, t’i bllokon ndryshimet kushtetuese, ta bllokon rrugën eurointegruese të vendit, por mos t’i bllokojë edhe të mirat materiale të cilat vijnë në këtë parti nga rrugë të ndryshme, apo me tendere të paligjshme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:59